Rrahje mes disa personave në Fushë-Kosovë, arrestohen pesë prej tyre
Një rrahje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lismir të Fushë-Kosovës.
Me këtë rast Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, katër prej tyre me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i pesti është liruar pasi i njëjti vullnetarisht ka dorëzuar një armë CZ 7.65 mm me gjashtë fishekë e cila u përdor në kanosje, transmeton Indeksonline.
Të gjithë të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta si dhe kanë marrë tretman mjekësor./Indeksonline/