Rita Ora në studio për projekte të reja
Rita Ora po vazhdon të jetë e angazhuar me projekte të ndryshëm, koncerte dhe evente të shumta.
Ajo sot është një nga këngëtaret më të kërkuara në botë e gjitha kjo falë talentit të saj dhe zërit unik, shkruan Indeksonline.
Por, pavarësisht angazhimeve të shumta, Rita tashmë ka hyrë në studio për të sjell hite të reja.
Ajo këtë e ka treguar përmes një imazhi të postuar në Instagram “Incizime të reja në rrugë” ka shkruar në mbishkrim.
Kujtojmë që Rita është duke u përgatitur për të filluar turneun e saj ‘Phoenix’ në Britani të Madhe./Indeksonline/