Ambasadori i Azerbajxhanit në Londër i garanton siguri futbollistit të Arsenalit për finalen e Bakus
Raportet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë të tensionuara.
Kjo po i shkakton problem futbollistit të Arsenalit, Henrick Mkhitaryan që të udhëtoj në Baku për të luajtur në finalen e Ligës së Evropës kundër Chelseat.
Megjithatë ambasadori i Azerbajxhanit në Angli, Tahir Taghizadeh, i ka garantuar siguri se nuk do të ketë problem nga autoritetet vendore.
Ende nuk ka marrë ndonjë vendim Arsenali se a do ta marrë me vete Mkhitaryanin apo jo. /Indeksonline/