Historianët e Deçanit: Deklarata e Apostolovës është raciste dhe duhet të tërhiqet
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar dje nga institucionet kosovarë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me 24 hektarët të Manastiri i Deçanit.
Apostolova ka theksuar se vendimet e Kushtetueses janë përfundimtare dhe si të tilla duhet të zbatohen.
“BE shpreh shqetësim të thellë për mungesën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 mbi çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan dhe të tjerave që ndikojnë në pronat e anëtarëve të komuniteteve jo-shumicë. Vendimet nga autoriteti më i lartë ligjor i Kosovës janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme. BE u bën thirrje autoriteteve në të gjitha nivelet që të mbështesin fuqishëm sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, thuhet në reagimin e Apostoloves.
E ndaj kësaj deklarate kanë reaguar historianët e Kosovës.
Përmes një njoftimi për media, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, deklaratën e Apostolovës e kanë quajtur deklaratë raciste e të rrezikshme.
Ata kanë kërkuar tërheqjen e kësaj deklaratë duke thënë se vendimet e kohës së Millosheviqit nuk janë të zbatueshme në Kosovë.
“LHK ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, kërkon tërheqjen e deklaratës nga zonja Apostolova, ngase deklarata e saj është në kundërshtim me misionin e saj dhe në kundërshtim me vullnetin e shumice së qytetarëve të Komunës së Deçanit. LHK ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, i rikujton zonjës Apostolova, se vendimi anti-kushtetuese i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, gjykatë kjo e drejtuar nga kukulla-kryetare Arta Hajrizi-Rama, është i pa-zbatueshëm dhe null, ngase ai vendim anti-kushtetuese buron në ligjet e dhunshme të kohës së Millosheviqit, vendime këto të cilat janë diskriminuese dhe të pa-zbatueshme në Kosovë. Deklarata e zonjës Apostolova, dhe kërkesën e saj për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, është deklaratë e rrezikshme, deklaratë anti-demokratike dhe deklaratë raciste”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Ndryshe, vite më parë, kryemurgu i Manastirit të Deçanit, Dragutin (Sava) Janjiq, kishte dërguar në kushtetuese dy vendime.
Sipas tyre, pronat prej 24 hektarë tokë që i ishin dhuruar Manastirit të Deçanit me një marrëveshje të Qeverisë së Serbisë dhe këtij manastiri në vitin 1997, lidheshin me ish-Agjencinë e Mirëbesimit dhe pasardhësen e saj Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte aprovuar ankesën e Manastirit të Decanit, duke shtuar se të dy vendimet e kontestuara nga ky manastir janë të pavlefshme. /Indeksonline/
Reagimi i plotë i Lidhjes së Historianëve të Kosovës:
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër deklaratën e Shefes së zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, e cila kërkon zbatimin e vendimit anti-kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të datës 19 maj 2016, në lidhje me pretendimet e Manastirit të Deçanit, ndaj pronave private dhe shoqërore të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon tërheqjen e deklaratës nga zonja Apostolova, ngase deklarata e saj është në kundërshtim me misionin e saj dhe në kundërshtim me vullnetin e shumice së qytetarëve të Komunës së Deçanit.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i rikujton zonjës Apostolova, se vendimi anti-kushtetuese i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, gjykatë kjo e drejtuar nga kukulla-kryetare Arta Hajrizi-Rama, është i pa-zbatueshëm dhe null, ngase ai vendim anti-kushtetuese buron në ligjet e dhunshme të kohës së Millosheviqit, vendime këto të cilat janë diskriminuese dhe të pa-zbatueshme në Kosovë.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, është e gatshme të i përgjigjet çdo situate, e cila do të tentoj që të bartë pronësinë e pronave private dhe shoqërore të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” tek Manastiri i Deçanit. Ne si Lidhje, jemi të gatshëm që të vazhdojmë demonstratat tonë, dhe bllokimin e rrugës për tek Manastiri i Deçanit, në rast së tentohet të mbahet në presion institucioni i Komunës së Deçanit.
Deklarata e zonjës Apostolova, dhe kërkesën e saj për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, është deklaratë e rrezikshme, deklaratë anti-demokratike dhe deklaratë raciste.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, përsëritë qëndrimin e saj, së zgjidhja me e mirë dhe me e pranueshme është shpallja e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, pasuri kombëtare e Kosovës.