Flet avokati i Mentor Maqanit që u arrestua dje për fajde: Klienti im është mashtruar
Mentor Maqani është një prej të arrestuarve dje në operacioni e gjerë policor tashmë të njohur për publikun si ‘Curri’.
Sot kur edhe po zhvillohet seanca e parë gjyqësorë avokati i Maqanit, Naim Rudari ka deklaruar se klienti i tij dhe katër të arrestuarit e tjerë të arrestuar për fajde nuk janë grup.
Sipas Rudarit, Policia nuk ka pasur nevojë të arrestonte Maqanin në mënyrë ‘spektakolare’ sepse siç thotë ai, i njëjti është intervistuar vitin e kaluar, transmeton Indeksonlne.
Avokati i Maqanit pretendon gjithashtu se është pikërisht klienti i tij i cili është mashtruar nga i dëmtuari Faton Dalladaku.
“Mentor Maqani është mashtruar nga Dalladaku. I dëmtuari Faton Dalladaku ia ka shitë të mbrojturit tim një tokë që ka qenë e shtetit. Klienti im e ka blerë një pronë që nuk ka mundur ta shfrytëzojë sepse ajo ka dalë që është tokë e shtetit”, tha avokati Rudari.
Përpos Maqanit ndër personat e arrestuar dje janë edhe Ismet Osmani (Curri), Ilir Bojku, Rrahim Hashimi, Adil Thaçi. Në arrati vazhdojnë të jenë dy të dyshuar tjerë, Zekë Jasiqi si dhe Ekrem Lika./Indeksonline/