Me kë është e lidhur Rita Ora? Këngëtarja rrëfen të vërtetën
Jo rrallë herë flitet për romancat e ndryshme të Rita Ores. Por këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare kësaj ka treguar të vërteten, derisa është përfolur për një lidhje të mundshme mes saj dhe Liam Payne. .
U raportua se ylli i popit u nda nga aktori i Spider Man, Andrew Garfield në mars duke nisur një romancë të re me këngëtarin Liam.

28-vjeçarja hodhi poshtë çdo lloj thashethemi se është në një lidhje, duke u shprehur se është e fokusuar vetëm tek karriera e saj muzikore.
“Është shumë e vështirë. Me të vërtetë nuk është koha e duhur. Thonë se jam e lidhur me çdo lloj mashkulli me të cilin jam takuar. Por për të qenë e sinqertë, tani lidhjet nuk janë prioriteti im,”-tha 28-vjeçarja për The Sun.
“Por nuk dua të lë për shumë vonë sepse dua të kemi një familje të madhe në të ardhmen,”-shtoi këngëtarja.
“E di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Payne, dhe ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar, por ne jemi vetëm miq të ngushtë.”./Indeksonline/