Lajm i madh për Liverpoolin para finales së Ligës së Kampionëve
Liverpool është në finale të Ligës së Kampionëve dhe me 1 qershor do të ndaj fatin e titullit me Tottenhamin.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka marrë një lajm të madh para ndeshjes më të rëndësishme të vitit.
Sulmuesi Roberto Firmino u trajnua së bashku me shokët e skuadrës dhe do të jetë gati për finale, shkruan Indeksonline.

Braziliani ka humbur tri ndeshjet e fundit duke përfshi edhe gjysmëfinalen e dytë kundër Barcelonës.
27 vjeçari do të marrë pjesë në një seri “programesh të specializuara” gjatë ditëve të ardhshme .
Firmino ka luajtur një rol të rëndësishëm në sezonin mbresëlënës të Liverpoolit , duke shënuar 16 gola në 47 paraqitje në të gjitha garat. /IndeksOnline/