Zeka i bindur, Trepça ’89 do të luaj në Europa League
Trepça ’89 është në prag dy ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit 2018/19.
Ish-kampionët e Kosovës të premten do të luajnë ndeshjen finale të Kupës së Kosovës kundër Feronikelit derisa pas disa ditësh luan në barazhin e mbijetesës kundër Vëllaznimit.
Skuadra nga Mitrovica mund të behët një rast i veçantë në Evropë që të garoj në ligën e parë dhe njëkohësisht në kualifikimet e Europa League.

Presidenti i Trepça ’89, Abedin Zeka në një prononcim për Indeksonline është shprehur i bindur që skuadra e tij do të siguroj një vend në kualifikimet e Europa League.
“Kam besim te futbollistët, është e vërtetë kemi dy ndeshje shumë me rëndësi por tani jemi të fokusuar vetëm te Kupa“, ka thënë Zeka.
“Jemi të vetëdijshëm që kemi një kundërshtar shumë të forte por prapë se prapë besimi dhe shpresa qëndron te futbollistët e mi se në do të jemi ata që do të prekim Evropën“, ka shtuar presidenti i Trepça ’89.
Skuadra mitrovicase në rast se fiton Kupën e Kosovës do të luaj në kualifikimet e Europa League por nëse dështon ta mposht Feronikelin atëherë ky privilegj do t’i jepet Prishtinës. /IndeksOnline/
