09:27 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

48 aksidente për një ditë e mbi 1 mijë tiketa

Për një ditë në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.

Prej tyre, 33 aksidente pa të lënduar, ndërsa 15 me të lënduar, transmeton Indeksonline.

Sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka shqiptuar 1212 tiketa.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 24 persona.

Prej tyre, 14 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit./Indeksonline/