75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Klubi i madh i Serie A po shitet, një sheik dhe një amerikan në garë për ta blerë

Fiorentina po kalon momente të vështira dhe është duke rrezikuar që të bie nga Serie A në xhiron e fundit.

Ata janë tri pikë larg zonës së rrezikut dhe në xhiron e fundit luajnë ndeshjen direkte për mbijetesë kundër Genoas, shkruan Indeksonline.

Në ditët e fundit, presidenti i klubit, Diego Della Valle ka udhëtuar për në Nju Jork ku përveç disa bizneseve të tij mund të negocioj shitjen e klubit.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, marrëdhëniet midis Della Valle dhe bankës Morgan Stanley kanë qenë gjallë për disa kohë për të kërkuar blerësit e mundshëm .

Një nga këto mund të jetë një fond nga Katari, ndoshta edhe Nassen Al Khelaifi , tashmë pronar i Paris Saint-Germain, i interesuar edhe për Romën.

Një tjetër udhë, në vend të kësaj, është ai që çon tek Rocco Commisso, italian-amerikan i cili një vit më parë u përpoq të blinte Milanin nga Yonghong Li dhe i cili në fillim të vitit 2018 kishte ofruar 175 milionë euro për familjen Della Valle por ai kërkoi 300 milionë. /IndeksOnline/