75 Mall Live Search
20:40 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Shpendi furnizon kuzhinën qendrore me ushqim për më shumë se 200 mijë euro!

Komuna e Prishtinës për këtë muaj ka arritur të finalizojë kontratën e radhës.

Kuvendi komunal i cili udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, kësaj radhe ka lidhur një kontratë për Kuzhinen Qendrore, më konkretisht ka bërë furnizimin e saj me ushqim.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnzim me ushqim për kuzhinën qendrore”, këtij institucioni i ka kushtuar hiç më pak se 207.621,00 euro, shkruan Indeksoline.

Në këtë kontratë bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 259.430,25 euro.

Ndërkohë që komuna për këtë furnizim kishte paraparë 195.300,00 euro.

Kohëzgjatja e kontratës është bërë për 7 muaj, derisa e njëjta i është besuar Operatorit Ekonomik N.T.P “Hajdini Comerc”.  

Kontrata në fjalë është kurorëzuar ditën e djeshme (22.05.2019). /Indeksonline/