75 Mall Live Search
09:05 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me ambasadorin francez dhe atë gjerman, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin francez, Didier Chabert dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt.

Në këtë takim, Haradinaj bashkë me ambasadorët kanë biseduar për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar energjitë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Poashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar energjitë pozitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues./Indeksonline/