75 Mall Live Search
14:08 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Pochettino: Jam shumë i motivuar të qëndroj tek Tottenham

Në një intervistë me Talksport, trajneri i klubit të Tottenham, Mauricio Pochettino, ka shprehur se është i lumtur tek skuadra angleze dhe gjithashtu ai ka vlerësuar skuadrën e tij si skuadra më e mirë në botë.

Sipas spekulimeve të fundit, finalja e ligës së kampionëve kundër Liverpoolit thuhej se mundej të jetë ndeshja e tij e fundit në Spurs.

Megjithatë, ai ka shprehur se ka vendosur që e ardhmja e tij ti përket skuadrës së Spurs.

“Sot për mua Tottenham është klubi më i mirë në botë kur flasim për objektivat e klubit”.

“Ka akoma shumë punë për të bërë, por natyrisht që unë jam shumë i motivuar që të qëndroj tek Tottenham”, është shprehur argjentinasi për Talksport. /IndeksOnline/