‘Mbretëresha’ gati për projektin e ri, zbulon datën publikimit
Prej ditësh, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri i cili do ta sjell këngëtaren e njohur me një stil më ndryshe.
E njohur për ndryshimet që ajo bën kjo nuk i zë në befasi adhuruesit e saj, kënga e re mban titullin ‘La Reina’ dhe pritet të publikohet në fund të majit maj, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet Dafina përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
“25 maj 2019” ka shkruar Dafina në mbishkrimin imazhet teksa dukej me një pamjen komplet ndryshe.

Theksojmë që projekti i saj i fundit ishte kënga ‘Rofe’ dhe u publikua pak kohë më parë./Indeksonline/