Një bombë shpërthen në Francë, tetë persona janë lënduar
Një bombë ka shpërthyer në qytetin francez, Lyon. Nga kjo kanë mbetur të lënduar së paku tetë persona.
Policia franceze beson që bomba është kontrolluar me telekomandë, transmeton Indeksonline.
Incident ka ndodhur në rrugën “Viktor Hygo”. Policia ka kërkuar që banorët të qëndrojnë sa më larg kësaj zone.
Policia ka vënë një perimetër të sigursë rreth kësaj zone./Indeksonline/