23:11 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Zeneli me shokë mposhtin PSG-në

PSG nuk ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e fundit të ligës franceze.

Ekipi i Arbër Zenelit, Reims e ka mposhtur me rezultat 3:1 super yjet e PSG-së, transmeton Indeksonline.

Zeneli në këtë ndeshje hyri në lojë në minutën e 70-të, kur rezultati ishte 2:1.

Për Reimsin e shënoi, Baba(36’), Cafaro (56’) dhe Chavarria (94’), ndërsa për PSG shënoi Mbappe në minutën e 59-të.

Zeneli pati një mundësi në fund të ndeshjes por golin ia mohoi Buffon./Indeksonline/