75 Mall Live Search
11:18 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Kampionati i Ragbit për fëmijë në Kosovë

Federata e Ragbit Kosovës organizoi kampionatin e parë për fëmijë, ku morën pjesë mbi 100 fëmijë nga ekipet e ndryshme nga Kosova.

Gjakova Dragons, The Fushë Kosovo Bobcats, The Bear Cubs (Prishtina) dhe Peja Eagles ishin ekipet që morrën pjesë.

Në grupmoshat 8-11 fitues dolën Fushë Kosovo Bobcats, kurse Peja Eaglets morën vendin e dytë, dhe Gjakova Dragons përfunduan të tretit. Bear Cubs fituan në grupmoshat 11-14, kurse, Gjakova Dragons përfunduan në vendin e dytë kurse të tretit ishin Bear Cubs II.

Presidenti i Federatës së Ragbit në Kosovë, Ruairí O’Connell falënderoi të gjitha ekipet pjesëmarrëse, vullnetarët dhe posaçërisht drejtorin e Ragbit në Federatë, Mark Barret dhe prindërit që mundësuan këtë ditë të veçantë për fëmijët dhe Kosovën.

O’Connell përmendi ” Në më pak se 12 muaj, vullnetarët formuan 4 ekipe, dhe mbi 100 fëmijë morrën pjesë sot. E ardhmja e këtij sporti olimpik është e ndritshme për Kosovën.