75 Mall Live Search
23:47 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Rezultatet e tanishme nga zgjedhjet evropiane dhe fragmente se çfarë përfaqësojnë këto grupe politike

Sipas parashikimeve të para të cilat janë bërë publike nga zgjedhjet e Parlamentit Evropian del që partitë më të forta do të jenë: Partia Popullore Evropiane, Social Demokratët dhe Aleanca Liberale dhe Demokratët për Evropën.

Rezultat e zgjedhjeve evropiane gjithashtu bënë parashikimet e para të përbërjes së mundshme të Parlamentit të ri Evropian.

Ndërsa rezultatet e tanishme janë kësisoj:

Partia Popullore Evropiane 178 apo 23.7%, Social Demokratët 147 apo 19.6%, Aleanca Liberale dhe Demokratët plus Republika Macron në Lëvizje 101 apo 13.4%, Të gjelbërit 70 apo 9.3%, Konservatorët dhe Reformistët 60 apo në përqindje 8%, Evropa e Kombeve dhe Lirisë (Aleanca Salvini) 57 apo 7.6%, Evropa e Lirisë dhe Demokracia e Drejtë, Lëvizja Pesë Yje plus partia për Brexit 56 ose 7.5%, E majta e bashkuar e Evropës/ E Majta e Gjelbër Nordike 42 vende ose 5.5%, transmeton Indeksonline.

Por më poshtë keni fragmente të shkurtra të asaj se çfarë përfaqëson secili grup politik:

Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve: Social Demokratët formon pjesë të koalicionit të madh dhe është partia e dytë më e madhe. Është një bllok tradicional i qendrës së majtë që është kryesisht pro Bashkimit Evropian.

Partia Popullore Evropiane gjithashtu është pjesë e koalicionit të madh dhe është partia tradicionale e qendrës së djathtë, gjithashtu pro BE.

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën kryesisht përbëhet nga qendra liberale që jaën pro-BE.

Të gjelbërit të përbërë nga partitë e gjelbra dhe rajonale të Evropës.

Evropa e Kombeve dhe e Lirisë: Partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptikët e vështirë.

Evropa e Lirisë dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë: Populistë dhe eurospektikët.

E majta e bashkuar e Evropës: Përbehet nga eurodeputetë socialistë dhe komunistë.

Të tjerë: Deputetë të rinj të cilët nuk i përkasin asnjë grupi politik./Indeksonline/