Tayna posa paralajmëroi projektin e ri muzikor
Tayna siç duket s’ka të ndalur. Reperja nga Prizreni që mori titullin vitin e kaluar si senzacioni i 2018-tës, pati premtuar që kjo verë do të jetë e nxehtë.
E një projekt muzikor ajo duket se e ka gati. Këtë e ka lënë të nënkuptohet postimi i saj i fundit në llogarinë Instagram.
Duke postuar një fotografi ku shfaq këmbët, Tayna ka shkruar: Conmigo nadie se mete…Coming soon #3N1
Kujtojmë që në përgatitje të projekteve muzikore janë edhe shumë këngëtarë të tjerë./Indeksonline/