Harry Kane i gatshëm për finalen e Championsit kundër Liverpoolit
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është i gatshëm të luaj kundër Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve.
Kapiteni anglez ka qenë jashtë aksionit që nga prilli kur u lëndua ndaj Manchester Cityt.
“Është situatë shumë pozitive për të. Ai ka ushtruar me grupin dhe është i gatshëm për finale” ka thënë trajneri i Tottenhamit, Maurizio Pochetino.
Finalja Liverpool – Tottenham zhvillohet me 1 qershor. /Indeksonline/