Haradinaj sfidon veten edhe në xhudo, përballet me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi
Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të sfidoj veten në sfera të ndryshme, përcjellë Indeksonline.
Këtë here në xhudo.

Madje ai i ka dal përballë edhe kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi.

Vizitën e tij në klubin e xhudos “Ipon” , Haradinaj e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku edhe ka ndarë disa fotografi.

Ai me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” ka dekoruar trajnerin Driton Kuka.

“Klubi pejan i xhudos ”Ipon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri. Financimi i palestrës nga Qeveria është përkrahje modeste krahasuar me arritjet brilante të këtij ekipi të madh prirë nga e arta jonë, Majlinda Kelmendi, me të cilën pata një përballje miqësore. Për kontribut të jashtëzakonshëm dhënë sportit nacional, e dekorova Driton Kukën me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/

