75 Mall Live Search
22:09 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Deputetët e Partisë së Sheshelit përleshen fizikisht para seancës për Kosovën

Gjatë ditës në Parlamentin e Serbisë është mbajtur Seanca për Kosovën. Para se të filloj seanca deputetët e partisë së radikalistit serb, Vojisllav Sheshel u përleshen fizikisht me deputetët e partisë “DVER”.

Arsyeja e përleshjes ishte që deputetët e “DVER” nuk dëshironin të ja lëshonin rrugën veturës së radikalistit serb, transmeton Indeksonline.

Në ato momente Sheshel kishte filluar të ofendonte deputet e partisë tjetër dhe kishte filluar përleshja fizike.

Pas përleshjes deputetët e dy partive shkuan në sallën e Kuvendit ku do të mbahej seanca./Indeksonline/