Rita Ora do të sjell dy bashkëpunime me Sean Paul, e konfirmon reperi
‘Daily Star Online’ ka zbuluar ekskluzivisht që këngëtarja e hitit ‘Let You Love Me’ Rita Ora ka regjistruar fshehurazi dy këngë me reperin xhamaikan, Sean Paul , një prej të cilave me titull ‘Call On Me’ do të publikohet më vonë këtë vit.
Duke folur për ‘Daily Star Online’ në Big Weekend të Radio 1 në Middlesbrough, Sean tha: “Unë dhe Rita e kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë’

“Ne kemi bërë disa punë. Ne po përpiqemi të vendosim se cila këngë është më e mira për t’u lansuar, janë dy këngë. Më pëlqen një nga dy më shumë. Është një tingull i Sean Paul” u shpreh këngëtari.

“Ajo quhet Call On Me. Bëhet fjalë për thirrjen e miqve tuaj dhe familjes kur keni nevojë më së shumti për ta dhe ata janë aty për ju “, vazhdoj tutje ai.
Të premten mbrëma Rita i befasoi tifozët pas sjelljes së Sean gjatë debutimit të saj të ‘O2 Arena’ në Londër./Indeksonline/