Tre serb dalin nga mali në Zubin Potok, Policia e Kosovës i ndalon për t’i kontrolluar
Aksioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës është duke vazhduar në veri të Kosovës.
Saktësisht në Zubin Potok është vendosur edhe një postbllok ku nuk lejohen hyrje-daljet, për arsye të sigurisë.

Madje është bërë edhe kontrollimi i tre qytetarëve serb të cilët dolën nga pjesa malore e këtij vendi, raporton Indeksonline.
Kontrollimi i tyre është bërë nën dyshimin se janë të përfshirë në ndonjë vepër kriminale, apo pengim të aksionit të sotëm.
Indeksonline vazhdon të iu mbajë të informuar lidhur me gjithë aksionin i cili vazhdon të zhvillohet në komunat veriore e që ka të bëjë me krim të organizuar./Indeksonline/
