PA INERCION – ndaj koluareve të kafeneve dhe mendimeve analitike të pabaza
Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, anëtare e Bankës Botërore, FMN, EBRD, OBD, Nismave Rajonale: SEECP, RCC, MARRI, anëtare e barabartë e Procesit të Berlinit dhe disa organizata të sigurisë etj, prandaj institucionet e saja marrin vendime pa i pyetur pushtuesit e djeshëm apo ata të cilët e kundërshtojnë të kaluaren historike dhe të ardhmen tonë si shtet.
Vendi ynë është i vendosur për hapat që i ndermerr drejt shtetndertimit dhe fuqizimit te sovraniteit në rrafshin nderkombëtar, gjithënje duke respektuar vlerat e lirisë, paqës dhe sigurisë në ketë pjesë të Evropës dhe pertëj saj.
Prandaj, përkundër obstruksioneve të Serbisë, analistëve skeptikë si dhe ndjenjave defitiste që mund ti kenë personazhet e frustruara brenda dhe jashtë Kosovës, ne do të vazhdojmë të besojmë dhe të punojmë për këto vlera.
Anëtarësimi jo vetëm në INTERPOL, UNESCO, OBSH etj, por edhe organizatat tjera rajonale dhe nderkombëtare është gjithëmonë prioritet i diplomacisë kosovare. Këtu nuk kemi të bëj me asnjëfarë testimi apo prefernce sipas politikave ditore.
Përkundër obstruksioneve dhe skepticizmit të qarqeve të sipërshënuara, jemi te bindur se në një të ardhme të afërt, ne, jo vetëm që do të jemi pjesë e këtyre organizatave, por edhe anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndersa sa ju përket deklaratave të neoanalistëve të cilët janë pothuajse në linjë te njejtë me prononcimet nga Beogradi, e të cilat flasin për procesin të ashtuquajtura të “çnjohjeve”, vetëm po ndalem të citoj një pjesë nga deklarata e ambasadorit të Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit.
“…Duke folur për iniciativat serbe, Ivica Daçiç në ndërhyrjen e tij përmendi se ka pasur 13 tërheqje të njohjes dhe unë gjithashtu e di nga raportet se vetë Ivica Daçiç ka udhëtuar në disa prej këtyre vendeve. Natyrisht, këto ndoshta ishin udhëtime të bukura, në Karaibe, ishujt e Paqësorit dhe kështu me radhë, por nuk e kuptoj logjikën që qëndron pas atyre. Deklarata e pavarësisë ( së Kosovës) është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Pra, ekziston një KOSOVË E PAVARUR.
E vetmja mënyrë që Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian do të jetë me një dialog të suksesshëm normalizimi, me njohjen e Kosovës. Duke udhëtuar nëpër botë dhe duke u përpjekur për të marrë vende të tjera për të marrë përsëri njohjen e Kosovës, ju jeni duke gjuajtur veten në këmbë. Ende nuk e kuptoj logjikën e kësaj, sepse gjithmonë besoja se Serbia në fakt donte të hyjë në Bashkimin Evropian”.
Astrit Zemaj
zv.Drejtor i Pergjithshëm i MPJ-së dhe Sekretar Organizativ i GP për INTERPOL të Republikës së Kosovës.