75 Mall Live Search
11:03 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Katër policë të lënduar, një prej tyre në Kirurgji

Është duke vazhduar aksioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili deri më tash rezultoi me ndalimin e disa personave, ndër ta zyrtarë policorë dhe qytetarë.

E gjatë këtij aksioni lëndime trupore kanë pësuar edhe disa zyrtarë policorë.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Zahir Musa ka deklaruar se katër prej policëve janë në trajtim mjekësor.

“Për momentin tre persona të lënduar janë në emergjencë me plagë sipërfaqësore kurse një i plagosur me armë zjarri është në Kirurgji dhe shumë shpejtë pritet të transferohet në Gjakovë”, ka thënë ai./Indeksonline/