Dy zyrtarë të tjerë policorë dalin nga intervistimi
Dhjetëra zyrtarë policorë janë arrestuar sot në aksionin që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës realizoi në komunat veriore.
Të arrestuarit u sollën në Inspektoratin e Policisë në Prishtinë, ndërsa shumë prej tyre tashmë edhe po largohen nga aty.

Para pak minutave janë larguar edhe dy nga të arrestuarit që u sollën në objektin e Inspektoratit të Policisë së Kosovës. Për dallim nga të tjerët largimi i dy të arrestuarve ndodhi nga dalja e prapme e objektit, raporton Indeksonline.
Ndryshe njëri nga të larguarit së fundi është Komandanti i Policisë në Zubin Potok si dhe vëllai i tij./Indeksonline/

