Përfundon aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit
Aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës tashmë ka përfunduar.
Pjesëtarët e njësive speciale tashmë janë tërhequr nga të gjitha pikat veriore ku edhe kanë zhvilluar sot aksionin.
Ky aksion ka rezultuar të jetë i suksesshëm ku edhe janë arrestuar shumë persona të dyshuar për kontrabandë. Të arrestuarit ishin nga komunitetet të ndryshme: shqiptarë, serb, boshnjakë dhe rus.

Ndër personat e infiltruar në kontrabandim dhe krim të organizuar në këto komuna veriore ishin edhe shumë zyrtarë policore të cilët u arrestuan dhe u sollën për intervistim në Inspektoratin Policor të Kosovës në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Ndryshe shumë qytetarë serb tentuan që të pengonin këtë aksion, madje në Zubin Potok disa prej tyre vendosën kamionë, vetura e ndezën zjarre për t’i përdorur si barrikada, gjë e cila dështoi pasi u arrin që të largoheshin të gjitha.
Indeksonline ka përcjellur nga afër gjithë rrjedhën e këtij aksioni, ndërsa për detaje shtesë do të informoheni gjatë ditës së sotme./Indeksonline/













