MKRS i jep KH Istogut 10 mijë euro për sukseset në hendboll
Ministria e Kulturës dhe Sportit e ka shpërblyer klubin hendbollistik Istogu me 10 mijë euro për sukseset e këtij edicioni në këtë sport.
Lajmin e ka dhënë ministri Kujtim Gashi pasi ka pritur trajnerin Faruk Shala dhe hendbollistet e Istogut.
“Sot prita në takim hendbollistet e klubit Istogu dhe trajnerin e tyre Faruk Shala, pas sukseseve që hendbollistet kanë arritur të fitojnë titullin e kampionit në kategorinë U-17 si dhe kanë fituar Kupën e Kosovës.
Sukseseve në sport i gëzohemi të gjithë, aq më tepër kur gjeneratat e reja korrin suksese, ky fakt jep shpresë për të punuar dhe për t’u angazhuar edhe më shumë drejt arritjeve të reja.
E mirëpres suksesin e femrave të klubit hendbollistik Istogu. Prezantimi dhe fitoret e hendbollisteve brenda dhe në garat jashtë vendit meriton të shpërblehet. Duke qenë se KHF Istogu ka arritur të shpallet kampion dhe të fitojë Kupën e Kosovës në hendboll, kemi marrë vendim që ta shpërblejmë me 10 mijë euro, si shenjë falënderimi, mirënjohje por edhe si motivim për hendbollistet e Istogut” shkruan ministri Shala në njoftim.