75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Refuzohet ankesa, Trepça 89 do të luaj në barazh

Trepça 89 do të luaj në barazh të shtunën pasdite përballë Vëllaznimit dhe kjo tashmë nuk ka kthim mbrapa.

Edhe pse presidenti i Trepçës 89 Abedin Zeka është ankuar që Drita duhet të luaj barazh, ankesa e tyre është refuzuar dhe tani zyrtarisht në playout do të luaj ekipi mitrovicas.

Të mërkurën në ora 11 do të hedhet shorti sa i përket skuadrës që do të jetë vendëse.

Me 30 maj zhvillohet ndeshja e parë e barazhit, Gjilani – Besa ndërsa me 1 qershor luhet Vëllaznimi – Trepça 89. /Indeksonline/