Mbrojtësi shqiptar refuzon Kosovën dhe Shqipërinë për Austrinë
Mbrojtësi i Salzburgut, Albert Vallçi është ftuar nga kombëtarja e Austrisë për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Sllovenisë dhe Maqedonisë Veriore.
23 vjeçari ka zgjedhur përfundimisht të refuzoj Kosovën dhe Shqipërinë, edhe pse dy kombëtaret shqiptare ishin shumë të interesuara për të.
Madje trajneri i Kosovës, Bernard Challandes e kishte vëzhguar nga afër Vallçin në një ndeshje të Bundesligës austriake. /Indeksonline/