S’kanë punë tjetër, Srpska fton serbët t’i mbrojnë kriminelët e veriut!
Lista Srpska vazhdon të jetë “mashë” e Beogradit zyrtar.
Kjo parti, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq, ka ftuar gjithë serbët e Republikës së Kosovës që të protestojnë nesër në veri të Mitrovicës.
Protesta do të mbahet në mesditë në Sheshin e Mitrovicës së Veriut në shenj kundërshtimit të aksionit të Policisë së Kosovës ku rezultoi me 23 persona të arrestuar.
“Kjo protestë do të mbahet me rastin e kërcënimeve brutale dhe sulmeve mbi sigurinë e popullit serb në veri të Kosovës dhe Metohisë, si dhe arrestimin e serbëve”, u shpreh Rakiq. /Indeksonline/

