75 Mall Live Search
21:50 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas aksionit, Mustafa e Qalaj vizituan kampin e Njësive Speciale në Mitrovicë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me menaxhmentin e lartë të PK-së, nën shoqërimin e ministrit të MPB-së, Ekrem Mustafa, pas përfundimit të suksesshëm të operacionit policor vizituan kampin e Njësive Speciale ‘Belvedere’  në Mitrovicë.

Kjo vizitë kryesisht kishte karakter mbështetës për njësitet policore duke përfshirë edhe ato të specializuara në luftën e pa kompromis ndaj të gjitha veprimtarive kriminale, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj vizite delegacioni vazhdoi për në rajonin e Gjakovës, ku realizoi një vizitë edhe tek zyrtari policor i cili u plagos gjatë operacionit policor të realizuar gjatë ditës së sotme.

Ministri dhe Drejtori i Përgjithëm, zyrtarit policor i dëshiruan shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë për t’iu shërbyer qytetarëve dhe vendit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë pa dallim, dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj secilit individ të involvuar në aktivitete të kundërligjshme pavarsisht rolit dhe funksionit që kanë ata. /Indeksonline/