Sulmuesi i Kamerunit në prova te skuadra e Superligës Kosovare
Ballkani ka filluar të mendojë që tani për edicionin e ardhshëm.
Skuadra nga Suhareka e ka marrë në prova futbollistin që luante për grupmoshat e reja të Kamerunit, Effa Lazare Tristan Dylan.
“Sulmuesi nga Kameruni,Effa Lazare Tristan Dylan është në prova tek skuadra jonë.
Dylan ka qenë pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses së Kamerunit dhe do të qëndroj për disa ditë tek skuadra për testim nga stafi teknik” thuhet në njoftimin e Ballkanit./Indeksonline/