Milani ka zgjedhur, Inzaghi do të jetë trajneri i ri
Kjo javë ka qenë shumë e vështirë për Milanin, ku përveç nuk siguroi Ligën e Kampionëve, ata shkarkuan drejtorin sportiv dhe trajnerin.
Administratori i Deleguar, Ivan Gazidis së bashku me Paolo Maldinin po punojnë së bashku për të gjetur një emër për stolin, shkruan Indeksonline.
Sipas “Sportmediaset”, gazetë e afërt me klubin kuq e zi, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i besojnë skuadrën Simone Inzaghit.
Por trajneri italian së pari duhet të zgjidh kontratën aktuale me Lazion.
Milani është i gatshëm t’i ofrojë atij një biletë trevjeçare prej 2.5 milionë euro (shuma që Simone i kërkoi Lazios).
Milani në fillim të javës së ardhshme do të jetë me trajner mirëpo fillimisht duhet të konfirmohet Maldini në pozitën e tij. /IndeksOnline/