75 Mall Live Search
23:42 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

“Hulku” i Kosovës i kërkon “fer” djalit të Arkanit: Kënaqësi ta mbys birin e kriminelit

Bujar Muli, i njohur si “Hulku i Kosovës” i ka kërkuar dyluftim djali të kriminelit serb, Arkanit, Veljko Razonatovic.

Muli përmes një publikimi në Facebook ka treguart mesazhin që i ka dërguar serbit.

Tani sapo mora vesh që qeni i biri i qenit (djali i arkanit) kish lyp meq me u rreh. Unë direkt i dërgova ftesë, pres ta pranoj ftesën time, ta bëjë atë meq me mu, ku do të jetë kënaqësi e imja ta mbys një bir të kriminelit. In-shaAllah pranon“, ka shkruar Muli. /IndeksOnline/