Në orën 13:00 protestohet në Prishtinë kundër homofobisë, në shenjë solidariteti me gruan rome që u sulmua dje në Lipjan
Sot në orën 13:00 në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të mbahet një protest kundër homofobisë, në shenjë dinjiteti dhe solidariteti me gruan rome që u sulmua dje në rrugët e Lipjanit, për të cilën pati zëra se është hajdute fëmijësh.
Por që Policia e Kosovës tha se s’ka të bëj asgjë me fjalët që u përhapën në rrjetet sociale dhe se për të njëjtën nuk ka pasur ndonjë denoncim dhe nuk përbënte rrezik, përcjellë Indeksonline.
Protesta është thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi. Ai ka thënë se shoqëria e ka obligim të mbrojë dinjitetin, prandaj ka ftuar qytetarët t’I bashkohen kësaj proteste.
Ky është postimi i tij:
JO HOMOFOBISË dhe NDJEKJES së SHTRIGAVE!
Ajo që ka ngjarë sot/dje, rastësisht në rrugët e Lipjanit, jo
rastësisht në Kosovë, sulmi i nxitur nga disa portale, media elektronike dhe persona me
mendësi kriminale e homofobe, sulmi brutal fizik, bullizmi, fyerjet,
poshtërimi, çnjerëzimi dhe privimi nga dinjiteti i një gruaje „rastësisht
rome!“, është krim brutal që meriton dënim ligjor shembull!
Tani dhe menjëherë, është detyrim parësor i
Policisë së Kosovës dhe i prokurorisë, he organ i ndjekjes i thënshin, të vë
para ligjit të gjithë ata që përhapën, nxitën, motivuan, përkrahën sulmin e
egër e brutal mbi një grua, mbi një njeri! Nuk ka pardon, nuk ka „por“ apo „mirëpo“,
nuk ka arsyetim për këtë sulm çnjerëzor!
Çdo njeri lind me dinjitet, e dinjiteti është
pasuri e përbashkët shoqërore, prandaj shoqëria e ka obligim të mbrojë
dinjitetin e çdo njeriu me të gjitha mjetet që ka në dispozicion! Nuk mund të
ketë shoqëri të dinjitetshme, me individë që u nëpërkëmbet dinjiteti, sepse atë
e kemi të përbashkët, dhe secili veç e veç, sa e tërë shoqëria bashkë, ose nuk
e ka as shoqëria si tërësi!
Prandaj, Sot, më 30 maj 2019,
prej orës 13.00, në Sheshin Skënderbeu, në protestë kundër homofobisë! Për
dinjitetin njerëzor! Solidarizim me Gruan e sulmuar!
Prandaj, Sot dhe jo Nesër! Sepse edhe ashtu jemi tepër vonë për punën që nuk e
kemi bërë Dje, në Shesh, në protestë kundër urrejtje-njerëzisë, për solidaritet
me gruan e sulmuar.