75 Mall Live Search
10:53 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Lëndohet një punëtor në vend të punës

Një person është lënduar duke punuar në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi derisa ka qenë duke punuar, shtruar kubëza betoni, ka lënduar dorën dhe nga pronari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njësitë relevante të Policisë dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Indeksonline/