75 Mall Live Search
11:27 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Shpërthen dhuna në familje, arrestohet i dyshuari pasi sulmoi motrën e tij

Policia në Mitrovicë, mbrëmë pas mesnatës ka pranuar informacion për një përleshje fizike ndërmjet anëtarëve të një familje, ku ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë.

Nga të dhënat e para të siguruara bëhet e ditur se i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën motrën e tij, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore e cila ka kërkuar tretman mjekësor.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, të cilit pas procedurave të nevojshme intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetime të mëtejme në drejtim të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’./Indeksonline/