U bë që s’e njeh shtetin, Policia ia mbyllë përsëri lokalin vëllaut të Ramë Marajt
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion mbrëmë në lokalin e rihapur në Vrellë të Istogut, “Coco-Jambo”.
Pak orë pas deklarimit të pronarit, Milaim Marajt se lokali do të rihapej përsëri, Policia ka patur operacion mbrëmë ku ka bërë bastisje dhe kontrollë në lokalin në fjalë.

Vëllau i Ramë Marajt që është pronar i këtij lokali kishte thënë dje për Indeksonline se ai ka të gjitha lejet për punë, por se pak ditë më parë Komuna i kishte mbyllur lokal ngase sipas tij i mungonin matja e rrufepritësit, shenjat e emergjencës dhe shenjat e zjarrëfikësve.

Madje, Maraj kishte deklaruar se ka lejen që punë deri në orën 3 të mëngjesit.
Policia ka kryer aksion mbrëmë ngase dyshohet se në këtë lokal kryhen veprimtari të dyshimta.
Indeksonline ka kontaktuar pronarin e lokalit i cili ka thënë se nuk ka parë asgjë fare./Indeksonline/