75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Miratohet rezoluta për rritjen e pagës minimale në 250 euro

Rezoluta e Partisë Socialdemokrate për rritjen e pagës minimale ka kaluar në seancën plenare të Kuvendit.

Me 62 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, kjo rezolutë është miratuar nga deputetët.

PSD-ja ka kërkuar që paga minimale nga 170 sa është tani, të rritet në 250 euro.

Për këtë kishte organizuar edhe një peticion online duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kërkesën që të ngritet paga minimale./Indeksonline/