Shoqërohet në polici personi i cili dyshohet se e sulmoj viktimën femër në Lipjan
Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici, personin e dyshuar mashkull, i lindur në vitin 2002, i cili ka qenë i përfshirë në rastin e djeshëm ku një femër u gjuajt me gurë derisa ra përtokë.
“Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime”, u tha në njoftimin e policisë, transmeton Indeksonline.
Ndryshe duhet përkujtuar se tashmë rasti në fjalë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës dhe se femra e dëmtuar e komunitetit rom është marrë nën kujdesin shtetëror./Indeksonline/