Challandes prezent në ndeshjen mes Beses dhe Gjilanit
Besa dhe Gjilani momentalisht janë duke zhvilluar ndeshjen e barazhit në stadiumin “Fadil Vokrri”
Pejanët kërkojnë rikthimin në elitë, kurse gjilanasit do të tentojnë të mbesin këtu ku janë për t’u riorganizuar për kampionatin e ardhshëm.
Momentalisht Gjilani është duke udhëhequr me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Keita Razak.
Në këtë ndeshje është prezent edhe trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, i cili është parë në tribuna. /IndeksOnline/

