Pamje kur Njësia Speciale futet në lokalin “Coco-Jambo” në Istog
Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme ka zhvilluar një aksion në Vrellë të Istogut, ku mbylli lokalin “Coco-Jambo”.
Indeksonline ka arritur të siguroj pamjet ekskluzive të aksionit.
Pronari i lokalit, Mialim Maraj kishte deklaruar që “Coco-Jambo” do të rihapej përsëri.
Policia e Kosovës menjëherë pas hapjes ka bastisur lokalin në fjalë. Pronari lokalit është vëllai i Ramë Marajt. Për Indeksonline kishte deklaruar që ai i ka të gjitha lejet për punë.
“Unë nuk e kam patur pëlqimin tek matja e rrufepritësit, më kanë munguar shenjat e emergjencës dhe shenjat e zjarrëfikësve. Unë posedoj lejen e punës dhe çdo dokumentacion të nevojshëm. Objekti është hotel, ka villa, diskotekën Coco-Jambo.
Kaniher mbajë muzikë, kaniherë ahengje. Unë vetë banoj aty me familje. I kam dy këngëtare, dy orkestra. Tek unë punojnë nënë e bijë nga Prishtina. Lejen e punës e kam deri në ora 3 të natës, por zakonisht punoj deri në ora 2. Sot do të rifillojmë punën” ka thënë Milaim Maraj./Indeksonline/