75 Mall Live Search
15:59 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Çitaku tregon se si i kanë trajtuar fëmijët romë në klasën e saj: Turpi qoftë mbi ne

Për herë të dytë është sulmuar sot në Ferizaj gruaja rome, përcjell Indeksonline.

Ditë më parë ajo ishte sulmuar nga disa të rinj në sheshin e komunës së Lipjanit.

Lidhur me këtë sulm kanë reaguar institucionet shtetërore e organizatat joqeveritare.

Me një shkrim emocional ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Çitaku ka ndarë një eksperiencë gjatë kohës kur ishte në shkollë dhe se si në klasën e saj i kanë trajtuar dy fëmijë romë.

“Turpi qoftë mbi ne”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku.

Postimi i plotë i saj:

E kam pasë në klasë Nurijen dhe Fitimin. Nurija dhe Fitimi gjithmonë janë ulur në bankën e fundit, edhe pse mësuesja kërkonte t’i ulte me ne. Po ne, i tallnim. Nuk ua jepnim dorën. Nuk i preknim. Nuk luanim dhe nuk flisnim me ta. I tallnim.

Një ditë kur Nurija u sëmur dhe nuk erdhi në shkollë për disa javë, mësuesja jonë menxi na mblodhi disa shokë të klasës që të shkojmë ta vizitojmë.

E di edhe e mbajë mend se sa shumë mundohej mësuesja jonë që të na bindte të rrimë dhe të loznim me ta. Besa, edhe na ndëshkonte kur na shihte që po i sulmojmë apo përqeshim.

Nurija dhe Fitimi e ndërprenë shkollën. Se ne ua bëmë të padurueshme.
Sot, fëmijët tanë po i rrahin në rrugë Nurijen, Fitimin, dhe fëmijët e tyre.
Turpi qoftë mbi ne.