75 Mall Live Search
17:09 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia: Punëtori ka rënë nga shkallët në lartësi 4-5 metra

38 vjeçari me inicialet N.E ka vdekur në vendin e tij të punës derisa ishte duke punuar në një objekt, përcjellë Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë nga shkallët në një lartësi 4-5 metra.

Rasti, siç bënë të ditur Policia, ka ndodhur në fshatin Sllatinë, Fushë Kosovë.

“Sot ne Stacionin policor ne Fushe Kosove, është iniciuar një rast , Vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatine, saktësisht brenda një objekti ku viktima ishte duke punuar. Viktima mashkull N.E (1981), sot rreth orës 11:30 , gjate kohës kur ishte duke punuar, dyshohet të ketë rënë nga shkallët, nga një lartësi 4-5 m dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti menjëherë është përcjellë në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohe që me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatëse”, tha zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti për Indeksonline.