Gjiko ‘thumbon’ kolegët nga jahti luksoz: Nëse ju duhet për videoklip, ua jap
Gjiko ka thumbuar kolegët e tij me postimin e fundit në Instagram.
Reperi i njohur ka publikuar një fotografi nga jahti i tij luksoz përmes të cilit ka përcjellur një mesazh për kolegët, shkruan Indeksonline.

“Që ju vyn jahti për videoklip ju jepi mos e merrni me qera se shtrejt ish” ka shkruar Gjiko.

Ndërkohë projekti i fundit i reperit është kënga ‘Bakllava’ e cila erdhi në bashkëpunim me këngëtarin, Butrin Imeri, ndërsa ai është duke punuar në këngë të reja./Indeksonline/