Çmenduria e Barcelonës, dëshiron të sjellë Griezmannin dhe Neymarin në ‘Camp Nou’
Barcelona është gati që këtë verë të bëj çmendurinë duke sjellë në ekipin e saj sulmuesin e Atletico Madrid, Antonio Griezmann dhe ta rikthej yllin brazilian, Neymar Junior.
Në ballinën e gazetës katalunase “Mundo Deportivo” shkruhej “Përse Jo” dhe ishin vendosur fotografia e Griezmann, Messi dhe Neymar.
“Griezmann dhe Neymar dëshirojnë t’i bashkëngjiten Barcelonës. Katalunasit do të kërkojnë transferimin e Griezmann në mënyrë që ta bëjë më të lehtë Neymarin. PSG duhet ta shes Neymarin.”, shkruhej në gazetë.
Zemërimi i tifozëve dhe dështimi në Ligën e Kampionëve i ka aktivizuar bordin drejtues të klubit për të sjellë super yje në ekip dhe për t’i bërë përsëri të lumtur./Indeksonline/
