Theret me thikë një person në Prishtinë
Një person është therur me thikë në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, personi i cili e ka therur është i panjohur dhe po ashtu nuk dihen shkaqet.
Për trajtimin e lëndimeve të marra viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.
“Raportohet se për shkaqe të panjohura viktima mashkull K-Shqiptar është therë me thikë nga një i person i panjohur i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Indeksonline/