Taylor Swift iu kërkon senatorëve republikan të mbrojnë të drejtat e komunitetit “LGBTQ”
Këngëtarja me famë dhe influencë në botë, Taylor Swift iu ka shkruar një letër senatorëve republikan për të mbrojtur të drejtat e komunitetit “LGBTQ”.
Në “Muajin e Krenarisë” siç e quajnë ky komunitet, këngëtarja nisi një letër duke kërkuar trajtim të barabartë për këtë komunitet dhe heqja e diskriminimeve në baza të orientimit seksual.
“Përderisa kemi shumë për të festuar, ne po ashtu kemi një distancë të largët kur në këtë vend do të fillojnë të gjithë të trajtohen barabartë.”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja e hitit “Shake it Off”.
Në letrën e Taylor ajo ju kërkon politikanë që të mbështesin të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë./Indeksonline/